Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet në Pressing lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.
Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?
“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi .
“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.
“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.
The post “Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”- Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes appeared first on GazetaBlic.