Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: “Krejt Prishtina e din që Uran Ismajli ka me qenë”

admin, June 25, 2025

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 se asnjëra nga partitë politike nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, përfshirë as Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, situata politike aktuale është jo e qartë dhe mungesa e numrave për krijimin e institucioneve e ka vendosur vendin në një ngërç të thellë.

“Unë nuk besoj që partitë i kanë votat për formimin e Qeverisë. Nuk duket që janë numrat, as i pari nuk i ka. Sepse po t’i kishte numrat për Qeveri, do t’i kishte edhe për Kuvend,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se Partia Liberale Egjiptiane nuk është pengesë në këtë proces dhe nuk ka synuar të bllokojë konstituimin e Kuvendit.

“Nuk jemi ne ata që duam ta pengojmë formimin e Kuvendit,” u shpreh ai në emër të subjektit që përfaqëson.

Berisha ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim ndërpartiak për të dalë nga kjo situatë bllokuese dhe për të funksionalizuar institucionet demokratike të vendit.

The post Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes