Këtë të mërkure, në Hagë të Holandës është mbajtur Samiti i NATO-s, ku shtetet anëtare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
Në këtë deklaratë, aleatët thanë se riafirmojnë angazhimet e tyre që qëndrueshme për të ofruar mbështetje për Ukrainën.
“Aleatët riafirmojnë angazhimet e tyre të qëndrueshme për të ofruar mbështetje për Ukrainën, siguria e së cilës kontribuon në tonën dhe, për këtë qëllim, do të përfshijnë kontribute direkte për mbrojtjen e Ukrainës dhe industrinë e saj të mbrojtjes në llogaritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të aleatëve”.
“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin transatlantik në industrinë e mbrojtjes dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të përparuar sigurinë tonë kolektive. Ne do të punojmë për të eliminuar pengesat tregtare në mbrojtje ndërmjet aleatëve dhe do të shfrytëzojmë partneritetet tona për të promovuar bashkëpunimin industrial të mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.
Samiti i radhës në vitin 2026 do të mbahet në Turqi, kurse në vitin 2027, Tirana do të jetë nikoqire e radhës.
The post NATO ofron mbështetje për Ukrainën: Siguria e saj kontribuon në tonën appeared first on GazetaBlic.