FC Malisheva e ka fituar sot miqësoren ndaj skuadrës bullgare, CSKA 1948.
Ekipi i Bekim Isufit ka triumfuar me rezultatin 5:1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Bansko, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ballafaqim për Malishevën realizuan: Vesel Limaj, Dreni Kryeziu, Valmir Berisha, Xhemal Ibishi dhe Besnik Ferati.
Kujtojmë se Malisheva po kryen përgatitjet e fundit para dueleve të Conference League ndaj Vikingur.
/GazetaBlic Sport
The post Malisheva shumë e fortë për ekipin bullgar, CSKA 1948, fiton me rezultat të thellë appeared first on GazetaBlic.