Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Konferencës së 41-të Ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA), që për herë të parë po mbahet në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ngjarja po zhvillohet në Prishtinë, me mbi 100 përfaqësues nga 37 vende evropiane, nën organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi angazhimin e institucioneve për përfshirjen aktive të të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje, duke përmendur përparimet si anëtarësimi i Kosovës në EYCA, nisja e Kartës Rinore Evropiane dhe miratimi i Ligjit të ri për Rininë e Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024–2032.
“EYCA nuk është vetëm një kartë me zbritje – është një mjet për mobilitet, edukim dhe pjesëmarrje aktive,” u shpreh Kurti, duke e vlerësuar konferencën si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve në nivel evropian.
The post Kosova nikoqire për herë të parë e Konferencës Ndërkombëtare të EYCA appeared first on GazetaBlic.