Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së

admin, June 25, 2025

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me situatën në vend, tha se qeveria vazhdon punën e saj, bazuar në ligjin për qeverinë, ndonëse me kompetenca të kufizuara.

Kurse për situatën në Izrael ajo tha se 40 qytetarë të Kosovës sa ishin atje, 13 prej tyre po qëndrojnë ende, ku 5 nga ta janë pjesëtarë të OKB-së, të cilët punojnë në atë vend.

Gashi që në fillim bëri të ditur se në Izrael janë 40 qytetarë të Kosovës, ku pjesa dërmuese e tyre tanimë janë evakuuar dhe aktualisht atje ndodhen 13 qytetarë që nuk kanë shfaqur dëshirë të rikthehen në Kosovë, ku 5 nga ta janë pjesëtarë të OKB-së, të cilët punojnë në Izrael.

Ajo bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë në kontakt me Ambasadën ë Kosovës në Izrael, në mënyrë që të koordinohen për evakuimin e tyre në rast se dëshirojnë të kthehen në vendlindje.

Gashi bëri të ditur ndihmesën e ambasadave të tjera si të Shqipërisë, atë të Greqisë, të Bullgarisë dhe Egjiptit, por edhe të Jordanisë, të cilat mundësuan kthimin e qytetarëve të vendit në vendlindje, ku rol të rëndësishëm patën Egjipti dhe Jordania.

“Tani po ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë atje për t’u dalë në ndihmë”, tha Gashi në InfoPlus, RTK.

Ajo njoftoi për gjendjen e një qytetareje të Kosovës, e cila ka qenë shtruar në spital, por që në kohën e sulmit nga Irani, fatmirësisht nuk ka qenë në atë vend dhe ka shpëtuar nga më e keqja dhe shtoi se Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj, 4 anëtarësh, dhe premtoi se për çdo risi do të informojnë opinionin publik.

Ndërkaq lidhur me situatën në vend, Gashi tha se qeveria vazhdon punën e saj, bazua në ligjin për qeverinë, ndonëse me kompetenca të kufizuara.

Gashi kritikoi opozitën për, siç tha ajo, bllokadën në kosntituimin e Kuvendit, derisa shtoi se si rrjedhojë e kësaj situate, qeveria në detyrë po e vazhdon punën e saj.

“Në këtë drejtim edhe sot, fajin ia përcjellë opozitës, ku edhe sot, në tentativën e 29-të të formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë po refuzon të jetë pjesë e procesit”, ka thënë Gashi.

The post Gashi: Nga 40 kosovarë, ende 13 ndodhen në Izrael appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes