Talenti mitrovicas ka kompletuar transferimin tek skuadra e Llapit.
Bleron Fetahi ka arritur sot marrëveshje me KF Llapin, ku ka nënshkruar kontratën tre vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori sezonin e kaluar luajti tek KF Trepça.
Ja njoftimi i Llapit:
“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të prezantojë njërin prej futbollistëve më premtues të rajonit të Mitrovicës – Bleron Fetahin.
Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe nga edicioni 2025/26 do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.
19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime. Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime.
Fetahi do të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës, ndërsa shërbimet e tij janë kërkuar me ngulm nga kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e sheh atë si një nga futbollistët që pritet të shkëlqejnë në edicionin e ri.
Ne urojmë Bleronin për transferimin dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese me ngjyrat tona”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Bleron Fetahi transferohet tek Llapi appeared first on GazetaBlic.