AC Milan zhvilloi diskutime të reja sot në mëngjes mbi një marrëveshje të mundshme për Samuele Ricci-n.
Gazetari italian, Matteo Moretto ka postuar një përditësim në X, duke deklaruar: “Milani pati kontakte të reja këtë mëngjes edhe për Samuele Ricci-n. Marrëveshja është praktikisht e arritur. Mesfushori i Torinos mbetet një emër i nxehtë për mesfushën e Rossonerëve.”
Milani ka ofruar 22 milionë + 3 bonuse dhe tashmë marrëveshja po shkon drejt fundit.
Ricci luajti 32 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar për Torinon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste. Ai mund të luajë si mesfushor kreativ, por edhe si deefansiv.
/GazetaBlic Sport
The post Milani shumë afër transferimit të mesfushorit, Samuele Ricci appeared first on GazetaBlic.