Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës ka hasur një problem me vizat për në Uells dhe do të duhet të rikthehet para kohe nga Sllovenia ku është duke zhvilluar fazën përgatitore.
Tetovarët detyrohen të rikthehen gjatë ditës së sotme në Maqedoni, në mënyrë që nga nesër të nisin me urgjencë procedurën për pajisjen me viza britanike për udhëtimin drejt Uellsit.
Drejtuesit e skuadrës kuqezi e kishin planifikuar që këtë procedurë ta kryenin nga Sllovenia, por situata është ndërlikuar dukshëm dhe e gjithë ekspedita do të kthehet më herët në shtëpi.
Më saktë, Shkëndija ishte planifikuar të qëndronte në Slloveni deri në fundjavë dhe të zhvillonte edhe ndeshjen kundër Olimpijas, por ajo është anuluar, dhe tetovarët do të nisen për në Maqedoni që sonte pas zhvillimit të ndeshjes kundër CSKA Sofjes.
The post Problem me vizat, Shkëndija do të rikthehet para kohe nga Sllovenia appeared first on GazetaBlic.