Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”

admin, June 25, 2025

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), avokatit Bekim Parallangaj, zyrtarit të Gjykatës në Prizren, Nysret Popniku, si dhe qytetarit Bekim Krasniqit.

Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Prokuroria kishte kërkuar që kjo masë t’iu caktohet për dy muaj, por gjyqtari i procedurës paraprake aprovoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar arrestin shtëpiak për një muaj.

Ai shtoi se tre të dyshuarve iu sekuestrohen paraportat.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me datë 18.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit, në masë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej dy (2) muajve. Gjyqtari procedurës paraprake jashtë seance ka aprovuar pjesërisht kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak ndaj Bekim Krasniqi, Bekim Parallangaj dhe Nysret Pepnik, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin prej tyre veç e veç, e cila masë do të zgjasë deri më datë 17.07.2025. Konform nenit 181 paragrafi 9 të KPP-së të tre të pandehurve u sekuestrohen pasaportat personale të tyre të cilat obligohen ti dorëzojnë në gjykatë”, konfirmoi Shkodra.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan më 25 maj 2025 kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurve Parallangaj, Popniku dhe Krasniqi.

Tre të dyshuarit janë arrestuar më 22 maj nën dyshimini se kanë kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes