Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

admin, June 25, 2025

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në një deklaratë të fundit ka thënë se Bashkimi Evropian është shndërruar në një armik të Rusisë dhe se Moska tani është kundër anëtarësimit të Ukrainës në këtë bllok.

Dihet se Rusia ka qenë gjithmonë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, mirëpo në vitin 2022 presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se “nuk kishte asgjë kundër” anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Megjithatë, në një deklaratë të fundit, Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se BE-ja është shndërruar nga një bllok ekonomik i përkushtuar për të shmangur luftën, në atë që ai e quajti një organizatë të politizuar anti-ruse që po kthehet gradualisht në një bllok ushtarak.

“Brukseli sot është një armik i vërtetë i Rusisë. Në formën e tij të shtrembëruar aktuale, Bashkimi Evropian nuk është më pak kërcënim për ne sesa Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO),” ka shkruar ai në Telegram.

Mbështetur në këtë, ai ka shtuar se “është gabim të thuhet sot se Ukraina është e lirë të bashkohet me çfarë të dojë, veç NATO-s”.

“BE-ja, e mbushur me armë… është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë. Kështu duhet trajtuar. Të paktën derisa të ndryshojë qasjen e saj ndaj nesh. Prandaj, ajo që quhet ide e anëtarësimit të Ukrainës në BE përbën një rrezik për vendin tonë,” ka thënë Medvedev.

The post Rusia e shpall BE-në armike, i del kundër antarësimit të Ukrainës në bllok appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes