Arsenali është afër kompletimit të marrëveshjes së dytë për këtë afat kalimtar.
Pas Zubimendit, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga i cili do të vijë si portier i dytë.
Arsenali ka aktivizuar klauzolën prej 5 milionë eurove që kishte pasur portieri spanjoll.
Kepa gjatë sezonit të kaluar kishte qenë në huazim te Bournemouthi, ku bëri 35 paraqitje dhe arriti të mbante 8 herë portën e paprekur.
The post Arsenali arrin marrëveshjen me Kepan appeared first on GazetaBlic.