Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Temperaturat mbi 30 gradë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut

admin, June 25, 2025

Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për rritjen e çmimit të naftës në vend, pas luftës Iran-Izrael.

Ai tha se Kosovën e ka kapluar tregtia spekulative, teksa ka cituar presidentin amerikan Trump që të mos ketë shtrenjtim të naftës.

“Së pari duhet të kuptohet e vërteta se jetojmë në kohë të globalizimit dhe globalimi e ka reduktuar distancën gjeografikë, ajo çka ndodhë në Amerikë apo në Tokio, në berza ndërkombëtare manifestohet me automatizëm në vende të ndryshme të botës, në këtë drejtim nuk është imun as Kosova. Por duhet të kuptohet psikologjia e çmimeve në tregtinë e jashtme që çmimet rriten shumë shpejt por asnjëherë nuk bien në stadin fillestar dhe në këtë duhet të kemi kujdes nga tregtia spekulative që për fat të keq e ka kapluar Kosovën. Po e citoj apelin e presidentit amerikan Trump, i cili iu drejtua qytetarëve që të mos krijohet panik, që të mos shtrenjtohet nafta sepse çdo shtrenjtim i naftës dhe i blerë nga amerikanët do të jetë financim i armiqve të saj”, tha Gërxhaliu për Gazeta Blic.

Eksperti i ekonomisë ka kritikuar institucionet që monitorojnë tregun, teksa ka thënë se autoriteti i konkurrencës është i politizuar, ndërsa inspektorati nuk është i përgatitur numerikisht.

Po ashtu, ai ka theksuar në këtë kohë është rritur dhe çmimi i energjisë elektrike dhe në Kosovë çdo ditë po bëhet jeta më e shtrenjtë, ndërsa nuk ka rritje të pagave.

“Në Kosovë mungojnë institucione kredibile që e monitorojnë tregun. E kemi një autoritet të konkurrencës që është shumë më tepër parti politike apo i politizuar, se sa që është profesional. Roli i një autoriteti të tillë duhet të jetë shtylla e funksionimit të tregut në Kosovë, duke eliminuar keqpërdorimet e çmimeve, duke eliminuar monopolet dhe duke garantuar tregti të lirë. E keni inspektoratin që është numerikisht i papërgatitur dhe s’mund ta monitorojë krejtësisht tregun dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe fakti që kemi një distancë apo shkëputje  në mes të qeverisë dhe sektorit privat, Kosovën e sfidon më së shumti dhe po ndodh në një kohë kur krahas ngritjes së çmimit të naftës, kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike dhe e tëra kjo vërtetë do ta dëmtojë ekonominë kosovare, në veçanti sektorin prodhues, por mbi të gjitha atë të shërbimeve sepse me kalimin e kohës po e shihni që jeta në Kosovë po bëhet çdoherë më e shtrenjtë ndërsa pagat janë pothuajse ato të premtimeve para elektorale të shkurtit 2025”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu./GazetaBlic/

 

The post Rritja e çmimit të naftës/ Gërxhaliu: Tregtia spekulative e ka kapluar Kosovën – Trump bëri thirrje të mos shtrenjtohet nafta appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes