Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Istog: Policia gjen drogë në dy raste të ndara

admin, June 25, 2025

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK)ka njoftuar edhe për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Dje u njoftua që Gjykata Komerciale të Kosovës ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së, që ndalonte një kompani të caktuar të furnizohej përmes shërbimit universal.

Pas aktgjykimit të dytë, OEK tha se ky zhvillim “tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRRE-së”.

“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRRE-së”, thuhet në njoftimin e OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje ZRRE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se, siç tha ajo, të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dje Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke thënë se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.

Njoftimi për daljen në tregun e hapur u është dërguar të gjitha bizneseve që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Këto kompani, sipas vendimit të ZRRE-së, nga data 1 qershor janë të obliguara të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike në tregun e lirë.

Më poshtë aktgjykimi i dytë, publikuar nga OEK:

The post OEK: Edhe një aktgjykim i dytë i gjykatës anulon njoftimin e ZRRE-së për daljen në tregun e lirë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes