Ngjarjet e ditës: 25 qershor 2025
09:00
Skema Young Cell (YCS) organizon ceremoninë e hapjes së Shkollës Verore të BE-së 2025, për të trajtuar temën qendrore të këtij viti: Inteligjenca Artificiale dhe Ndikimi i Saj në Qeverisje, Shoqëri dhe Siguri. (Fakulteti Filologjik, Salla “Idriz Ajeti”)
09:30
Konferenca e 41-të Vjetore të Shoqatës Evropiane të Kartës për Rini (EYCA). Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
09:30
Demokraci Plus (D+) mban konferencën rajonale me temën “Fuqia e Pjesëmarrjes: Ulja e Barrës Administrative Përmes Angazhimit të Qytetarëve dhe Bizneseve në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Sirius)
09:30
Federata e Notit të Kosovës, organizon “Kampionati i Kosovës në Not” në pishinën 50 metërshe. (Zllakuqan, Klinë)
11:00
Vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit)
11:00
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në vizitë një delegacion të nivelit të lartë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës)
11:00
Bizneset e Komunës së Ferizajt protestojnë kundër projektit “Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt”, implementuar nga MMPHI-ja. (Rruga Ferizaj-Prishtinë, afër qendrës
tregtare Ring Mall)
12:30
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes përmes Likuidimit nr. 73 (ShAL 73), ku janë përfshirë 98 prona të gjithë shoqërisë që shpërndahet në të gjithë Kosovën. (Hotel Grand)
13:00
Instituti Albanologjik mban konferencë për media, me qëllim të sqarimit publik dhe institucional lidhur me caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit, si dhe për të reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). (Salla e konferencave, kati III, Instituti Albanologjik)
16:30
Kolegji Ndërkombëtar Universum mbanë ceremoninë e diplomimit. (Klan Arena)
18:30
Intercity mban konferencë për media si dhe shfaq një dokumentar. (Hotel Emerald, Prishtinë)
The post Ngjarjet për ditën e sotme appeared first on GazetaBlic.