Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B të Koorporatës Energjetike të Kosovës ka rënë jashtë funksionit para pak minutash.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kosova B është jashtë sistemit tërësisht.
“Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit!Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok!E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse. Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash” shkruan Mustafa raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?!
Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit!
Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok!
E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse.
Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash.
The post Deputeti i LDK-së: Kosova B komplet jashtë sistemit! appeared first on GazetaBlic.