Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish për konfliktin Izrael-Iran, duke postuar në faqen e tij në rrjetin social Truth Social.
Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Hagë, ai shkroi se si Irani dhe Izraeli donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë. “Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin luftën, në mënyrë të barabartë,” tha ai.
Trump shtoi se ndihej i nderuar që kishte shkatërruar të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit dhe më pas kishte ndalur luftimet.
“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj të ndaloja luftën!”
The post Trump: Ishte nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndaloja luftën appeared first on GazetaBlic.