Për 120 mijë eurot të cilat iu morën një gjilanasi nga një gjakovar në Zvicër, mund të i del punë edhe gjyqtarëve në Kosovë.
Kjo ngase marrëveshja e lidhur mes këtyre dy mërgimtarëve, me kontratë mund të sjell vendim e marrë në shtetin helvetik për zbatim në Kosovë, nëse borxhliu B.M nuk ka pasuri në Zvicër për të iu konfiskuar.
Kështu po paralajmëron avokati, Asdren Bytyqi që kthimin e parave huadhënësi ta bëjë përmes pasurisë që huamarrësi e ka në Kosovë.
Fati i mirë i pensionistit i cili i dha paratë e nuk arriti nga 2021-ta t’i kthej, është se kishte marrëveshje mirë të përpiluar.
Bytyqi thotë se marrëveshja e bërë mes palëve ishte kontratë noteriale e dokumentuar e cila është e qartë dhe e vlershme.
Se vendim në favor të tij mund të pres gjilanasi i mashtruar, njohësi ligjor thotë që padia e drejtuar kundër gjakovarit do duhej të pranohej e fitohej nga gjilanasi në procedurë civile.
Por, një gjë mund ta penalizojë gjilanasin, në rast se gjakovari me vendbanim në Cyrih të Zvicrës, nuk ka pasuri nën emrin e tij as në Kosovë as në vendin ku banon.
Kështu kthimi parave nuk do mund të bëhej nga asnjëra nga shtetet.
The post 120 mijë eurot gjilanasi mund të mos i marrë kurrë, mashtruesi s’ka asgjë mbi vete appeared first on GazetaBlic.