Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Teheran, tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane

admin, June 24, 2025

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin F. B., i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale: “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit të gjykatës, më 20 qershor 2025, rreth orës 02:18 në Gjakovë, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Z. B., duke e kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit.

“Para se të më gjejë policia kam me të zënë ty, nuk ka policë që të shpëton, ta di dugojën, ta di shtëpinë, kam për të bërë kufomë…”, ishte një nga mesazhet kërcënuese që, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte drejtuar viktimës, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.

Përveç kërcënimeve, F.B. akuzohet se ka shkelur masën mbrojtëse të vendosur nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila i ndalonte çdo kontakt me të dëmtuarën si dhe afrimin në distancë më të vogël se 100 metra nga ajo, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer ajo.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, nga 23 qershori deri më 23 korrik 2025. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

The post Një muaj paraburgim për burrin nga Gjakova që dyshohet për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes