Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me Nico Williams, por nuk do të paguajë klauzolën e lirimit të tij deri në korrik.
Ky është një vendim strategjik, pasi klubi dëshiron të pasqyrojë pagesën prej 58 milionë eurosh plus (taksa mbi fitimet kapitale) në vitin financiar 2025/26, i cili fillon më 1 korrik. Klubi synon ta paguajë shumën më 1 ose 2 korrik.
Pavarësisht kësaj vonese zyrtare, qëllimi i Barcelonës është të finalizojë të gjitha detajet e transferimit përpara se lojtari spanjoll t’i bashkohet kampit stërvitor parasezonal të Athletic Bilbaos.
Qëllimi i Barcelonës është që lojtari të jetë i disponueshëm për Hansi Flick kur të fillojë stërvitja parasezonale e Barcelonës më 13 korrik, megjithëse Nico Williams, pasi luajti në Ligën e Kombeve me Spanjën, pritet të kthehet pak më vonë.
/GazetaBlic Sport
The post Barcelona do të paguajë klauzolën e lirimit të Nico Williams në fillim të korrikut appeared first on GazetaBlic.