Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan.
Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së.
Në lidhje me këtë vendim të Trump ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Lama tha se kjo është indikacion i qartë i vazhdimesise se politikes amerikane ne rajon.
Ajo theksoi se një vendim i tillë tregon se SHBA-të nuk do të kenë ndonjë fokus të vecantë në zgjidhjen e problemeve rajonale.
“Mendoj se eshte indikacion i qarte i vazhdimesise se politikes amerikane ne rajon, pa ndryshime thelbesore nga ajo e administratave te meparshme. Kjo tregon gjithashtu se nuk do të kenë ndonjë fokus të vecantë në zgjidhjen e problemeve rajonale. Keshtu që i mbetet vendeve të rajonit të punojnë për sundim të ligjit dhe demokraci, por edhe të jenë të kundeshem ndaj influencave te huaja” tha Lama për “Gazeta Blic”.
Lama tutje tha se kjo vazhdimesi e politikes është lajm pozitiv për Kosovën.
“Unë mendoj se kjo vazhdimesi e politikes është lajm pozitiv për Kosoven pasi është Serbia që ka individë nën sanksione dhe po ashtu politikanët problematike e nacionalistë në Bosnje Hercegovine si Dodik.Po ashti mendoj se është nje porosi edhe per lideret e Kosoves që të mos luajnë me karta nacionaliste që do te rrezikonin sigurinë” tha Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Në njoftim theksohet se veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan, vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike, shkruan “EuronewsAlbania”.
Për këto arsye, presidenti amerikan ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të mbetet në fuqi edhe për 12 muaj të tjerë. Ky vendim do t’i transmetohet Kongresit dhe është bërë zyrtar me publikimin në Regjistrin Federal.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së”, thuhet në urdhrin e nënshkruar Trump.
/Gazeat Blic/
Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
The post Lama pas vendimit të Trump për Ballkanin Perëndimor- Lajm i mirë për Kosovën! appeared first on GazetaBlic.