Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Fibula sjell ofertën perfekte për pushimet tuaja në Halkidiki – Greqi

admin, June 24, 2025

Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi ka reaguar pasi Lista Serbe e cilësoi aktgjykimin ndaj Ivan Mrkiq si ‘dhunë isntitucionale për frikësim të serbëve të Kosovës’ duke thënë se kjo është formula serbe, agresori bën viktimën.

Fetoshi në reagimin e tij tha se ‘Dënimi i Ivan Mrkiq me 1 vit e 5 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, është pak’

“Dhunimi i ekipeve të medies është sulm brutal mbi lirinë dhe agresion për ta privuar të vërtetën.Gazetarët dhe mediat e Kosovës janë penguar vazhdimisht në veri, si ky rast i ekipit të “Insajderit” apo sulmet e tjera ndaj personelit, pajisjeve e pronës, jo për shkak të tensioneve, por për shkak të frikës nga e vërteta, për shkak të demaskimit e denoncimit të formulës mashtruese të “agresorit viktimë” thekson Fetoshi në reagimin e tij.

‘Vetëm një manipulim narcist e mbron dhunuesin si viktimë, kurse dënimin e tij e cilëson “përndjekje” shkruan ai në reagim.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me 1 vjet e 5 muaj burgim Ivan Mrkiq pasi që i njëjti akuzohet për kryerjen e veprës penale: “lëndim i lehtë trupor”, ndaj kameramanit të një portali kosovar.

Reagimi i plotë:

FORMULA SERBE: AGRESORI “VIKTIMË”

Dënimi i Ivan Mrkiq me 1 vit e 5 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, është pak. Dhunimi i ekipeve të medies është sulm brutal mbi lirinë dhe agresion për ta privuar të vërtetën.

Gazetarët dhe mediat e Kosovës janë penguar vazhdimisht në veri, si ky rast i ekipit të “Insajderit” apo sulmet e tjera ndaj personelit, pajisjeve e pronës, jo për shkak të tensioneve, por për shkak të frikës nga e vërteta, për shkak të demaskimit e denoncimit të formulës mashtruese të “agresorit viktimë”.

Reagimet nga Serbia, si dhe nga megafonët e saj në Kosovë, ashtu siç tashmë është bërë rutinë – një kor “kukuvajkash” për dënimin si një “shembull tjetër i dhunës dhe përndjekjes së serbëve”.

Vetëm një manipulim narcist e mbron dhunuesin si viktimë, kurse dënimin e tij e cilëson “përndjekje”.

Mrkiq nuk është dënuar si serb, por si agresor. “Viktima” e tij është gazetar, është medie, është përkushtimi ndaj të VËRTETËS, që ende tentohet të mbahet peng nga strukturat paralele, bandat dhe retorika nxitëse e Beogradit.

The post Fetoshi pas reagimit të Listës Serbe për Mrkiq: Kjo është formula serbe, agresori bën viktimën! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes