Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Si armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit qetësoi tregjet financiare

admin, June 24, 2025

“Meka Halal Food” me pronar Burim Pirajn, një kompani që pretendon në emrin e saj dhe në reklamat e saj se ofron për konsumatorë produkte “hallall”, i janë gjetur në depon e saj 20 mijë e 740 kg mish pule të infektuar me bakterin salmonellë, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Në vendimin e AUV, që e ka siguruar veriu.info, i është dhënë urdhër kompaninë “Meka” SHPK për kthimin në vendin e origjinës apo asgjësimin e lëndës së parë bazuar në rezultatin pozitiv me salmonellë.

Në arsyetimin e AUV thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist “Meka Food” dhe është përpiluar një procesverbal me anë të të cilit është konstatuar se malli në fjalë është i kontaminuar me salmonellë dhe i njëjti nuk është për konsum njerëzor.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin e AUV dhe arsyetimin:

Ky mish është importuar nga Rumania, më saktësisht nga kompania “SC Avicarvil Food & Distribution SRL” e cila në Rumani vite më parë kishte pasur skandal me mish të infektuar dhe madje edhe me evazion fiskal.

Veriu.info ka kontaktuar me pronarin e “Meka Food”, Burim Piraj, i cili është pyetur se çfarë ka ndodhur me ngarkesën e mishit të gjetur në depon e tij pas vendimit të AUV-it, ai ka thënë se mishi nuk është gjetur në depo dhe se ngarkesa është kthyer prapa nën kontrollin e plotë të AUV.

“Mishi nuk është gjetur në depo së pari! Mishi është importuar, dhe nga mostrat e marra në kufi për analizë ka dalë të jetë me salmonella. Për shkak të kostos së asgjësimit kemi kërkuar që malli të kthehet në origjinë. Malli nën kontrollin e plotë të AUV është ngarkuar dhe kthyer prapë!” – thuhet në përgjigjen e Pirajt.

Por portali i ka dërguar sërish pyetje pronarit të kompanisë ku i ka bashkangjitur dëshmi të faqes 2 të vendimit të AUV-it ku thuhet se malli është inspektuar në depon e subjektit afarist.

Ai ka kthyer përgjigje duke thënë “Normal që është inspektuar , e ka kuptimin se agjensia kanë ardhë edhe e kanë inspektua para se të kthehet prapa, është gjetë në gjendje të ndarë ashtu siç është udhëruar të ruhet e të mos përdorët dhe më pas janë përpiluar dokumentet për kthim në origjinë.”

The post Kompanisë “Meka”, që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes