Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Haradinaj pret përfaqësuesin norvegjez Mathisen dhe Armend Mehajn – diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Norvegji dhe zhvillimet rajonale

admin, June 24, 2025

Presidenti Donald Trump shpërtheu publikisht ndaj Izraelit dhe Iranit këtë mëngjes, ndërsa tensionet rreth armëpushimit që ai vetë ndërmjetësoi filluan të përshkallëzohen.

Në një deklaratë të fortë nga bordi i Air Force One, teksa udhëtonte drejt një samiti të NATO-s në Holandë, Trump njoftoi se Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin.

“IZRAELI nuk do ta sulmojë Iranin”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë aeroplanët do të kthehen… Askush nuk do të lëndohet. Armëpushimi është në fuqi!”.

Kjo deklaratë erdhi pasi më herët në mëngjes, Trump kishte kritikuar ashpër të dyja palët për mungesën e respektimit të marrëveshjes së armëpushimit, përcjell Telegrafi.

Trump tha se ishte i zhgënjyer nga veprimet e të dyja vendeve, por ishte veçanërisht i ashpër ndaj Izraelit.

“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN TI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, thuhej në postimin e Trump.

Kujtojmë se pak më herët, presidenti amerikan, kishte thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Në të njëjtën kohë, Trump mbrojti sulmet ajrore të SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit, duke pohuar se “Irani nuk do të mund të rindërtojë kurrë më programin e tij bërthamor.”

Ai theksoi se objektivat iraniane janë “nën tokë dhe të shkatërruara plotësisht” dhe lavdëroi pilotët amerikanë për punën e tyre.

The post “Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin” – thotë Trump appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes