Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Vali Corleones për shitblerje të narkotikëve

admin, June 24, 2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Eirik Nestås Mathisen.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, njofton zyra për media e presidentes.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike”.

Osmani nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

The post Osmani në takim me të dërguarin e posaçëm të Norvegjisë: Kosova të bëhet sa më parë anëtare e KiE-së appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes