Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Asamblisti i Imri Ahmetit rrugës për t’u rehatuar edhe me një pozitë

admin, June 24, 2025

Banorët e fshatit Hade në Komunën e Obiliqit, po përballen me mungesë të ujit.

Vlora Mirena, banore e këtij fshati, ka rrëfyer për Gazeta Blic se gjatë ditës nuk kanë asnjë pikë ujë.

“Që 1 muaj s’kemi ujë, në Hade të Obiliqit as edhe një pikë ujë gjatë ditës. Natën vjen në ora 2, ka ujë 20 minuta, sot në ora 4 të mëngjesit ka ardhur, ka pasur ujë 15 minuta dhe është ndalur. Më kanë mbetur makina e rrobave dhe e enëve në gjysmë, pa u larë. Jemi në gjendje të tmerrshme,  për pije po blejmë por na duhen për higjienë”, thotë ajo.

Banorja po ashtu tregon se për një muaj ka shkuar vazhdimisht në Ujësjellës, ku vetëm një herë ka arritur të takohet me drejtorin, i cili thotë se është sjellë në mënyrë shumë të keqe.

“Gazmend Bytyqi, drejtor në ujësjellës në Obliq, më ka thënë blejë një rezervuar dhe laje babanë. Kush është ai që më thotë mua kështu. Te Gazmendi kemi qenë rregullisht 1 muaj, vetëm 1 herë e kam gjetur dhe atëherë ka pasur sjellje të tmerrshme, më ka thënë “kurrë më mos hajde”, i kam thënë a ke gru a ke nanë, fëmijë, qysh të doket me shku në punë pa la”, ka shtuar Mirena për Gazeta Blic.

Ajo ka shtuar se të gjitha këto po bëhen për shkaqe politike, por që ata po kërkojnë vetëm të drejtën e tyre për të pasur ujë.

“Për shkaqe politike po i bëjnë të gjitha këto, por neve s’na intereson politika, ne duam ujë që të lahemi. Të enjten do të shkojmë edhe në komunë”, u shpreh banorja.

Ajo po ashtu tregoi se për shkak të papastërtisë, duke mos u pastruar në mungesë të ujit, i janë shfaqur dhe puçrra në trup.

“Sot kanë ardhur e kanë sjellë një cisternë, s’na duhet cisternë, neve na duhet ujë për të larë rroba, enë. Për shkak të mungesës së ujit që s’kam mundur të pastrohem, më janë shfaqur puçrra në trup, për shkak të papastërtisë”, deklaroi Vlora Mirena.

Lidhur me mungesën e ujit në këtë fshat dhe deklaratat e banores Vlora Mirena, Gazeta Blic ka kontaktuar Gazmend Bytyqin, menaxher i njësisë në Obiliq.

Ai ka thënë se problemi është te shtëpitë që janë në pika më të larta, teksa thotë se nuk është e vërtetë që s’kanë ujë prej një muaji.

“S’mund t’ia mohoj askujt të drejtën që të kërkojë ujë, mirëpo a kemi telashe, kemi telashe, janë ngritur temperaturat, është ngritur konsumi, i kemi disa pika më të larta që nuk po arrin uji atje. Unë edhe vet kam dalë në terren, i kam parë se janë disa pika të larta që nuk iu shkon uji sa duhet. Nuk është e vërtetë që nuk ka ujë që 1 muaj. Personalisht kam dalë të premten, ekipet i kam pasur dje plus për pikat që kanë telashe më shumë iu kam ofruar cisterna me ujë”, ka thënë ai.

Bytyqi ka theksuar se bëhet fjalë për 4-5 shtëpi dhe jo 20, siç ka thënë banorja e këtij fshati. Ai ka thënë se ka dalë vet në terren te shtëpitë që kanë problem dhe u ka dërguar dhe cisterna me ujë.

“Janë pika shumë të larta, janë shpërthimet që janë bërë prej KEK-ut, është e mundshme që edhe ne kemi humbje atje por s’kemi mundur t’i identifikojmë, janë shtëpi të pabanuara. Është fjala për 4 shtëpi që nuk kanë rregullisht ujë. Aq sa kam dalë vet, i kam parë, kam trokitur në derë tek ato shtëpi që kanë pasur telashe. Përveç që kam pasur takime këtu, kam dalë edhe vet në terren, i kam trokitur nëpër dyer të shtëpive në zonën që ka pasur telashe. E kam kuptuar që janë eventualisht 4 shtëpi dhe atyre u kam ofruar ujë në cisternë. Aty gjithsej janë 20 shtëpi, prej tyre janë 4-5 shtëpi që kanë telashe më shumë”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Po ashtu, ai theksoi se ekipet janë në terren duke punuar, derisa nuk dha afat se kur mund të rregullohet problemi.

“Ekipet i kemi në terren, në një anë e kemi ekipin operativ që janë duke e hulumtuar rrjetin që mos eventualisht kemi ndonjë humbje që nuk e dimë, po ashtu e kemi dhe ekipin për keqpërdoruesit e ujit, në mënyrë që uji të shpenzohet racionalisht për pije dhe higjienë. Nuk mund t’ju jap afat se kur mund të rregullohet problemi, konsumi është rritur shumë”, shtoi Bytyqi.

Gjithashtu, Bytyqi ka komentuar takimin me banoren Vlora Mirena, teksa mohoi të jetë sjellë keq me të, e po ashtu tha se të premten ka rastisur të shkojë në shtëpinë e saj për problemin e ujit, ku atë ditë ka pasur ujë aty.

“Ajo zonja ka qenë në zyre tek unë, ia kam kushtuar gjysmë ore në mëngjes vetëm asaj, më ka tërheq nga takimi që kam pasur në mëngjes dhe ia kam kushtuar atë kohë asaj dhe mandej i kam dërguar dhe ekipet në terren, por ajo ka ardhur edhe të nesërmen në zyre tek unë. Unë s’mund të humb kohë sërish, e kemi informacionin dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Ajo e keqkuptoi atë. E kam informacionin, s’kam çka humbi kohë me të, duhet të merrem me gjëra të tjera, i kam edhe 6 mijë konsumatorë. Të premten kur isha në terren qëllova pikërisht në shtëpinë e saj, e kam incizimin që në shtëpi të saj ka pasur ujë, është duke i përdorur edhe gazetarët. Unë derisa kam qenë në terren pastaj ajo ka ardhur në zyre tek unë, ka thënë se ia kam shqetësuar prindërit e gjëra palidhje…me konsumatorët tjerë që kam pasur takime s’ka pasur kurrfarë konflikti”, ka potencuar ai.

Lidhur me deklaratat se i ka thënë që të blejë një rezervuar dhe ta lajë babanë, Bytyqi thekson se banorët duhet të bëjnë zgjidhje për vete derisa të zgjidhet problemi.

“I kam thënë “pasi po e shihni që ka telashe me ujë, merreni një bidon, deri të mbushet rezervuari, kur s’ka ujë”. Unë jetoj në Prishtinë por e kam me rezervuar. Telashe nuk ka vetëm në Hade por kemi edhe në Prishtinë e shumë vende ku janë pikat e larta të konsumit por duhet edhe ata të bëjnë zgjidhje për vete”, ka deklaruar ai.

Bytyqi ka mohuar të ketë të bëjë me politikë dhe ka mohuar lidhjet me deputetin e VV-së, Halil Thaçi, për çka ka pretenduar Mirena.

“Jo, jo, jo, nuk ka të bëjë aspak me çështje politike. S’kam të bëj asgjë me Halilin. Nuk ka arsye për çështje politike, sepse nuk më ka sjellë këtu as Halil Thaçi, as PDK as LDK, unë jam prej 2008-ës në Ujësjellës, jam menaxher i njësisë në Obiliq”, ka thënë Gazmend Bytyqi./Gazeta Blic/

The post “Që një muaj s’kemi ujë”/ Banorja e Hades akuzon menaxherin e Ujësjellësit për lidhje politike – ai mohon akuzat appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes