Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar rreth 400 MW/h energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5.
Sipas kësaj kompanie, në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MWh, nga 9856 MËh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), “që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese”.
Mes tjerash, kjo kompani thekson se janë duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer në operim edhe një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”, gjatë ditëve në vijim.
The post KEK: Aktualisht po prodhohen rreth 400 MW/h energji elektrike përmes B1 dhe A5 appeared first on GazetaBlic.