Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takon Rutten – këto janë temat që diskutuan

admin, June 24, 2025

Arben Mustafa i PDK-së, thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë.

Ai pohon se Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë.

“Gjykata Komerciale ka pezulluar njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Ky vendim i Gjykatës mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë”.

Sipas tij, veprime të tilla të pamatura e të papërgjegjshme nuk guxojnë të përsëriten nga institucionet e Kosovës.

“Tani është koha për dialog konstruktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të bizneseve për të hartuar një plan tranzitor që mundëson funksionimin efikas të tregut të energjisë, pa rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve”.

The post Mustafa: Vendimi i Gjykatës kundër ZRRE-së mbron sektorin privat nga një goditje e madhe appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes