Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Washington Post: Një zyrtar amerikan thotë se Irani ofroi planin për marrëveshjen e armëpushimit

admin, June 24, 2025

Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim sot që të pezullojë pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim, për Lidhjen e Bizneseve të Kosovës (LBK) është shumë i rëndësishëm drejt mbrojtjes së interesave të ekonomisë vendore.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës tani kërkon zyrtarisht nga ZRrE që të pezullojë plotësisht vendimin për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë, si dhe të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e tyre”.

“LBK e konsideron këtë një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore, sidomos në këtë periudhë të vështirë për sektorin privat, ku është evidentuar rënie e eksportit dhe sfida të mëdha për prodhuesit vendorë”, tha LBK në njoftimin për media.

Në të njëjtën kohë, LBK shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me gjitha institucionet dhe ZRrE-në, “me qëllim që të hartohet një fazë tranzitore e drejtë, e planifikuar mirë dhe e zbatueshme, që i shërben një kalimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë”.

LBK rithekson se nuk është kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë, me kohë të mjaftueshme për përgatitje, duke garantuar stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve, në kuadër të LBK-së, kemi ngritur në vazhdimësi shqetësimet për ndikimin negativ të këtij vendimi dhe ka kërkuar shfuqizimin e tij, duke e konsideruar të nxituar dhe të dëmshëm për prodhuesit vendorë dhe bizneset”, u tha në komunikatën e LBK-së.

The post LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes