Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Asani u përshëndet me Korenë e Jugut me gol e me asistim

admin, June 24, 2025

Kupa e Botës për klube vazhdoi me ndeshjen mes Inter Miamit dhe Palmeiras, e cila përfundoi baras, 2:2.

Në një ndeshje dramatike, Leo Messi me shokë avancuan dy herë, por brazilianët barazuan me dy gola të shënuar në minutat e fundit, në ndeshjen e zhvilluar në “Hard Rock Stadium” të Miamit në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekipi nga liga MLS kaloi në epërsi në minutën e 16-të pas një kundërsulmi dhe një përfundimi brilant të Tadeo Allendes, i asistuar nga Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian më pas shënoi edhe vetë gol të bukur pas një depërtimi maestral në minutën e 65-të.

Mirëpo, Palmeiras nuk ui dorëzua asnjëherë dhe e ngushtoi epërsinë në minutën e 80-të përmes Paulinhos, me një gjuajtje të lehtë të tij.

Ndërkaq, Mauricio nivelizoi gjithçka shtatë minuta më vonë, respektivisht në atë të 87-të për t’ia siguruar Palmeiras vendin e parë në Grupin A.

Lionel Messi me Inter Miamin megjithatë avancuan në fazën eliminuese përmes vendit të dytë në grup.

Tash, në të tetën e finales, ekipi amerikan do të përballet me kampionin aktual të Evropës, Paris Saint-Germain këtë të diel në Atlanta, Georgia.

Për tetë herë fituesin e Topit të Artë do të bëhet fjalë për një përballje me ish-ekipin e tij, ku luajti për një periudhë pasi u largua nga Barcelona.

Parisienët janë favoritë në këtë përballje, por Messi me shokë do të mundohen ta bëjnë mrekullinë dhe të kalojnë në çerekfinale të Botërorit të Klubeve.

The post Leo Messi me Inter Miamin avancojnë tutje në Botërorin e Klubeve, do të përballen me PSG-në appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes