Një person i maskuar dyshohet se ka gabitur një shumë të parave mëngjesin e sotëm në një pompë të derivateve dhe ka ikur në drejtim të panjohur në Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësitë përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin e personit të dyshuar.
“Me datën 24 qershor 2025, rreth orës 01:25, Policia ka pranuar informatën se në një pompë te derivateve në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, ka thënë Zahiti.
The post Grabitje në një pompë të derivateve në Mitrovicë, i maskuar dyshohet se vodhi para dhe iku – rasti nën hetim appeared first on GazetaBlic.