Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Sipas raportit të Policisë, në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, prej tyre tri në Prishtinë, një në Pejë, një në Vushtrri, një në Gjakovë dhe një në Gjilan.
Në Prishtinë një person është arrestuar për dhunë ndaj një gruaje, e cila ka pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë / 23.06.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti tjetër ka të bëjë me dhunën ndaj dy meshkujve kosovarë, ku pas një mosmarrëveshje njëri ka sulmuar tjetrin, teksa ky i fundit ka përfunduar në QKUK.
“Prishtinë / 23.06.2025 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti kompentent”, thuhet në raportin e Policisë.
Një tjetër burrë ka rrahur një grua në kryeqytet, i cili është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 23.06.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Po ashtu në Gjilan një burrë ka rrahur një grua. Ai është dërguar në mbajtje.
“Gjilan/ 23.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa, në Pejë janë arrestuar dy persona për dhunë ndaj një grua.
“Pejë / 23.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.
Në Gjakovë një person është arrestuar për dhunë ndaj një gruaje, dhe më pas është liruar.
“DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 22.06.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe në Vushtrri si në Gjakovë, ka pasur rast të dhunës në familje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka marrë ndihmë mjekësore.
“Vushtrri / 23.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaBlic/
The post Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë – viktimat gra appeared first on GazetaBlic.