Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur me situatën energjetike në vend.
Mustafa ka thënë se blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”, ka dalë sot jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos rifunksionalizuar më kurrë.
“Ka mbi 2 vite që ekspertët në KEK kanë kërkuar remont kapital urgjent të Bllokut A3 por menaxhmenti ka refuzuar, duke e lënë të punojë në gjendje të rëndë e me rrezik të lartë”, ka shkruar Mustafa,
Ai ka përmendur edhe tendering në vlerë prej 137 milionë euro të shpallur në janar të këtij viti për rehabilitimin e këtij blloku.
“ Edhe më keq, menaxhmenti për këtë punë tek në janar 2025 ka shpallë tender njëburimor prej 137 milionë euro pa asnjë studim se çka duhet të punohet në Bllokun A3. Pra, kompania fituese e tenderit planifikohet ti ketë duart të lira të vendos çka punon me këto 137 milionë euro! E edhe më keq, tenderi i hapur në janar 2025 ende nuk është mbyllur, pra ende nuk është zgjedhur kompania fituese, ani pse me negocim njëburimor. Me gjasë sfiduese ndarja e pites. E krejt kjo, në kohën kur ballafaqohemi me krizë të çmimeve të energjisë, krizë të çmimeve të naftës, krizë të çmimeve të ushqimit, krizë mbi krizë!”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka ngritur dyshime rreth rënies së blloqeve të Termoncetralit Kosova A.
“Edhe diçka: sa herë që bie ndonjëri bllok i Kosovës A, duhet djegur rreth 80.000 – 100.000 litra naftë për ta kthyer në funksion. E çmimet e naftës çdo ditë e më të larta. Krejt kjo… rastësi a!”, përfundon postimi i tij.
Ndryshe, njësia A3 ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e 19 qershorit. KEK njoftoi për rikthimin e saj në operim më 20 qershor.
The post Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë appeared first on GazetaBlic.