Ministria e Brendshme e Katarit e ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “konfirmon se situata e sigurisë në shtet është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim”.
Deklarata vjen pasi Irani lëshoi raketa në drejtim të bazës amerikane në këtë shtet, që u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
“Ministria thekson rëndësinë e mosdorëzimit ndaj thashethemeve që janë duke qarkulluar informacion të pavërtetë”, është thënë në deklaratë.
Ministria e Brendshme ka thënë se do të koordinohet me autoritete tjera të Katarit për të “garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për kthim të normalitetit”.
The post Katari: Nuk ka arsye për shqetësim appeared first on GazetaBlic.