Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

SHBA zbulon se çfarë raketa nisi Irani ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar e Irak

admin, June 23, 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.

“Vendet tona ndajnë një miqësi të veçantë. Dukati i Madh i Luksemburgut ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm disa ditë pas shpalljes në shkurt të vitit 2008. Kjo mbështetje e shpejtë dhe e palëkundur është diçka që do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë”, tha Kurti në fjalën e tij, gjersa uroi partnerët tanë të Luksemburgut në festimin e ditës së tyre kombëtare.

Në vijim, theksoi rolin e Luksemburgut në zhvillimin e Kosovës, në fusha kyçe si arsimi, trajnimi profesional dhe qasja në punësim, zhvillimi lokal, kujdesi shëndetësor, shoqëria civile, mbrojtja e mjedisit dhe iniciativat sociale. Luksemburgu ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ka ofruar ndihmë teknike të vlefshme si në sektorin financiar ashtu edhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.

“Ky nivel angazhimi e bën Luksemburgun donatorin më të madh për Kosovën për kokë banori nga vendi donator”, shtoi kryeministri.

Kurti foli edhe rreth fuqizimit të partneritetit mes dy vendeve tona gjatë mandatit të qeverisë sonë, ku në verën e vitit 2022 nënshkruam Memorandumin e tretë të Mirëkuptimit, që mbulon periudhën 2023 deri në 2025. Kjo marrëveshje i ka dhënë përparësi shëndetësisë, tranzicionit energjetik dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, trajnimit profesional, rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe mbështetjes së vazhdueshme për shoqërinë civile.

“Angazhimi i vazhdueshëm i Luksemburgut ka ndihmuar në forcimin e demokracisë në Kosovë, një shtyllë themelore ndërsa ecim përpara në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike. Ne besojmë se angazhimi ynë për qeverisje të mirë dhe progres na bën një partner të natyrshëm dhe të merituar për integrimin në BE dhe NATO”, tha Kurti.

 

The post Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Luksemburgut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes