Ekipi moldav, Sheriff Tiraspol është përforcuar në merkaton e verës, duke transferuar një portier mjaft cilësor.
Portieri i kombëtares bullgare, Ivan Dulgerov është transferimi më i ri i Sheriff Tiraspolit, shkruan GazetaBlic Sport.
Dulgerov ishte pjesë e CSKA Sofias në edicionin e kaluar, ku mbajti 6 herë portën e paprekur, në 16 duele.
Kujtojmë se Sheriff Tiraspol luan ndaj Prishtinës në raundin e parë kualifikues të Europa League me 10 korrik.
/GazetaBlic Sport
The post Sheriff Tiraspol përforcohet para duelit me Prishtinën, transferon portierin e kombëtares bullgare appeared first on GazetaBlic.