Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe ata që sulmuan KFOR-in

admin, June 23, 2025

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas sqarimit të KOSTT-së mbi importin e energjisë në Kosovë, duke theksuar se kostoja totale për importin e energjisë nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka arritur rreth 1 miliardë euro, raporton GazetaBlic.

Sipas llogaritjeve të tij, Kosova ka importuar rreth 6,500 GWh energji, me një kosto mesatare prej 150 euro për MW.

Muharremi vlerëson se kjo është një disbalancë e madhe mes të dhënave zyrtare dhe raporteve të mëparshme, duke e pasqyruar këtë si një sfidë serioze për qeverisjen e energjisë në vend.

Postimi i plotë:

Rreth 1 Miliardë euro kosto e importit të energjisë

KOSTT e paska sqaru sot sa MW janë importu në Kosovë. Mirë ka bë, më në fund, se kemi diskrepancë të hatashme mes të dhënave zyrtare (ASK, Doganat, ZRRE). Kanë thënë në komunikatë “nuk është aq i lartë importi sa raportohet e mendohet”. E kontrollova këtë sa mundet me qenë vlera financiare dhe ekonomike.

Kishim rreth 6,500 GWh të importuara 2020-2024. Kur e kemi parasyesh që kosto mesatare e importit ka qenë rreth €150 MW.. kjo nënkupton që gati €1 Miliardë euro kemi importuar energji gjatë mandatit të Kurtit (972 milinë euro).

The post Muharremi: 1 miliardë euro kosto e importit të energjisë gjatë mandatit të Kurtit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes