Futbollisti, Eneid Kodra do të largohet nga klubi i Suharekës.
Kodra, i cili sezonin që lamë pas ishte pjesë kyçe e ekipit të Suharekës duke mbuluar pozitat e qendër-mbrojtësit, mbrojtësit anësor dhe qendër mesfushorit, ka vendosur të largohet nga Suhareka, mëson GazetaBlic Sport.
25 vjeçari tashmë është e sigurt që edicionin e ardhshëm nuk do të luajë tek Suhareka, teksa po vlerëson ofertat që i ka.
Sipas informacioneve tona, Kodra ka dy oferta në tavolinë, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria, teksa brenda dy ditësh, ai do të vendosë edhe zyrtarisht për të ardhmen.
/GazetaBlic Sport
The post Eneid Kodra largohet nga Suhareka appeared first on GazetaBlic.