Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavat në orë, ose që Kosova në ndonjë moment ka qenë në kolaps energjetik.
Në një konferencë për media, ministrja në detyrë tha se kanë sfida në sektorin energjetik, sepse sipas Rizvanollit, siguria furnizimit varet nga termocentralet 62 e 42 vjeçare, sepse nuk janë bërë kurrë rehabilitime të tyre.
“Një arsye pse që nga prilli nuk i kemi në funksion të gjitha blloqet është sepse për herë të parë në termocentralin “Kosova B” po i modernizojmë turbinat dhe rrjedhimisht blloku B2 është jashtë funksionit për tu kryer këto operime për gati 6 muaj. Kjo është një sakrificë e përkohshme, por e domosdoshme, dhe duhet ta bëjmë tash, sepse nuk e kanë bërë me kohë kur çmimet e importit kanë qenë trefish më të lira. Po thuhet ndër të tjera që këto janë remonte të rregullta që po bëhen në termocentralin “Kosova B” e që janë bërë gjithmonë. Kjo nuk është e saktë. Këto po bëhen për herë të parë, janë bërë intervenime të vogla qindra tenderë që kanë kushtuar në total mbi 1 miliard euro, por kurrë nuk janë bërë rehabilitime e modernizime të tilla siç po i bëjmë tani”, tha në konferencë Rizvanolli.
Ajo tha se për herë të parë në termocentralin “Kosova B” po bëjnë modernizimin e turbinave, vendosjen e filterëve dhe një sërë investimesh përcjellëse që, sipas saj, do ta rrisin kapacitetin për 80 megavat dhe do ta ulin dukshëm ndotjen./rtk/
The post Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik appeared first on GazetaBlic.