Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Shefi i NATO-s: Aleanca është e njëzëshme që Irani s’duhet të zhvillojë armë bërthamore

admin, June 23, 2025

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se mbetet kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për të vazhduar si kryetar i komunës, duke u përkushtuar për të realizuar projektet dhe për të avancuar qeverisjen e tij të suksesshme, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se vendimi për emërimin zyrtar të kandidaturës është në dorë të Kryetarit Krasniqi dhe Kryesisë së PDK-së, duke përmendur arritjet e komunës, përfshirë Çmimin Evropian për Qeverisjen e Shkëlqyer.

Lladrovci u shpreh i bindur se, përmes punës dhe meritave, do të vazhdojë të udhëheqë Drenasin në një drejtim pozitiv dhe të zhvilluar.

Krahas kësaj, Lladrovci thotë: “Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë”, i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron, sepse, si asnjë degë e PDK-së në Kosovë, Dega në Drenas kishte ballafaqime mjaft sfiduese”.

E plotë:

Qytetarë dhe media të nderuara,

Pas shumë thirrjeve tuaja dhe pyetjeve nga mediat, rreth kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, theksoj si vijon:

Kam qenë dhe mbetem kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, i përkushtuar për të vijuar me projektet dhe punën që po e bëjmë në pajtim me mandatin dhe mundësitë që i lejon ligji.

E kam deklaruar se është në dorë të Kryetarit Krasniqi dhe Kryesisë së PDK-së të bëj emërimin zyrtar të kandidaturës time si përfaqësues i PDK-së, si themelues i PDK-së, ish deputet dhe kryetar i komunës nga viti 2016, gjashtë herë kampion i qeverisjes së mirë nga shtatë vitet e ekzistencës së garës për performancën komunale.

Komuna e Drenasit ka marrë edhe Çmimin Evropian për Qeverisjen e Shkëlqyer në Shkup, të mbështetur nga ALDA, Këshilli i Evropës dhe Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen e Mirë, me arritjen e nivelit të lartë të qeverisjes së mirë, të krahasuar me 12 standardet e Këshillit të Evropës.

Pres që Kryetari dhe Kryesia e Partisë, të marrin në konsideratë traditën dhe përvojën e deritashme të zhvillimeve pozitive në parti, të çmojnë meritokracinë dhe vendimi të jetë i bazuar në vepra. Unë, me qeverisjen time e kam bërë PDK-në krenare, me vlerësimet e performancës, ku marrin pjesë institucionet vendore e ndërkombëtare.

Për këto vite të qeverisjes së mirë, asnjë nga zyrtarët apo drejtorët e komunës nuk ka as akuzë e as dënime për punën në komunë, ashtu siç unë nuk kam asnjë akuzë e as dënim gjatë qeverisjes së shkëlqyer, duke qenë qeverisje lokale me duar të pastra.

Vendimi i Kryesisë të Degës së PDK-së më 9.6.2025 ishte i qartë, 41 ishin për kandidaturën time për kryetar komune edhe një mandat, një kundër dhe një abstenim, prandaj, është rast për reflektim brenda strukturave dhe vullnetin politik të nivelit lokal.

Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë”, i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron, sepse, si asnjë degë e PDK-së në Kosovë, Dega në Drenas kishte ballafaqime mjaft sfiduese. Uniteti në degën e PDK-së, ishte i konfirmuar me zgjedhjet nacionale, duke arritur 19.614 vota, si asnjë herë më parë.

Qytetari i komunës së Drenasit i nderon veprat, andaj, në qetësi mirëpres vendimin e Kryetarit Krasniqi dhe të Kryesisë së PDK-së.

Gjashtë herë Drenasi është komuna me qeverisjen më të mirë, transparente e llogaridhënëse, besoj fort se do të shpallemi kampion edhe për herë të shtatë, tetë, nëntë e dhjetë…

The post Lladrovci: Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë”, i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes