Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një termocentrali në qytetin bregdetar të Ashdodit në Izrael, pasi raketat iraniane duket se kanë goditur zonën përreth, në kuadër të përshkallëzimit të sulmeve reciproke mes dy vendeve.
Sipas raportimeve të deritanishme, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në afërsi të objektit energjetik, por nuk ka të raportuar për viktima në njerëz, raporton BBC.
Ngjarja vjen në vazhdën e shkëmbimeve të vazhdueshme të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit, me tensione që janë në rritje që prej mesit të qershorit. Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për incidentin në Ashdod.
The post Shpërthim pranë termocentralit në Ashdod të Izraelit, pas sulmeve iraniane appeared first on GazetaBlic.