Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, para seancës së Kuvendit, ishte në Gjykatë për seancën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Pas dështimit të seancës së Kuvendit, përpjekjes së 36-të për konstituim, ajo u pyet nga gazetarët lidhur me seancën për gazin lotsjellës, teksa tha se nuk është e akuzuar për sulm ndaj Kuvendit.
“Është e pavërtetë që akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, por mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës. Jo sulm ndaj kuvendit, a jeni gjyqtare, a jeni prokurore”, iu drejtua Haxhiu gazetares./Gazeta Blic/
The post “Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, a je gjyqtare” – reagimi i Albulena Haxhiut kur pyetet për seancën për hedhje të gazit lotsjellës appeared first on GazetaBlic.