Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.
Ajo i ka thënë se VV është bllokuese dhe se e ka ngujuar veten dhe vendin për një kandidate për kryetare të Kuvendit, derisa i ka 48 deputetë.
“A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndeshkuese të BE-së. E keni shkatërruar këtë vend, dhe përsëri keni fytyrë të dilni publikisht me broçkulla, duke u përpjekur të shmangni përgjegjësinë për dështimet tuaja të përditshme për me tepër se katër vjet”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Hekuran, mos dezinformo!
E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni, se kot e ke.
E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive.
A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndeshkuese të BE-së.
E keni shkatërruar këtë vend, dhe përsëri keni fytyrë të dilni publikisht me broçkulla, duke u përpjekur të shmangni përgjegjësinë për dështimet tuaja të përditshme për me tepër se katër vjet.
The post Bajrami i reagon Muratit: Bllokuesit jeni ju – e keni shkatërruar këtë vend dhe keni fytyrë të dilni publikisht me broçkulla appeared first on GazetaBlic.