Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Arrestohen burrë e grua në Prishtinë, u rrahen mes vete

admin, June 23, 2025

Në mungesë të ish-deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku të njëjtit bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Gjykatësi Bujar Ahmeti tha se për palët që nuk janë prezent në seancë, Gjykata do të marrë të gjitha veprimet ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

E pranishme në gjykatore ishte e akuzuara Haxhiu. Kurse, e akuzuara Kadaj-Bujupi arriti në Gjykatë pas përfundimit të seancës.

Kujtojmë se sot nga ora 11:00 është planifikuar të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendin e Kosovës, ku Haxhiu është e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

Në këtë rast, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetër Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Pal Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo Prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit ngarkohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

The post Mungojnë Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes
Close