Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani tha se dita e diel ka qenë ndër më të qetat atje.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Ita Gani tha se sulmi amerikan ndaj Iranit, iu dha siguri izraelitëve.
“Dita e djeshme mund të them se ka qenë një ditë e qetë, nuk kemi pasur sulme, dhe mund të them edhe me një moral më të ngritur, sepse çfarë ndodhi me sulmin e Amerikës, ishte diçka që Izraeli e pret prej vitesh dhe në një mënyrë nga ka dhënë siguri. Jo për asgjësim të armikut tonë, por është për armët bërthamore që janë shumë të rrezikshme për Izraelin”, tha ajo.
Ndër të tjera, Ita Gani tha se Irani ka më shumë se 25 vjet që kërcënon Izraelin, derisa tha se tani bota po e sheh këtë kërcënim.
The post Shqiptarja që jeton në Izrael, thotë se sulmi amerikan ndaj Iranit iu dha siguri appeared first on GazetaBlic.