Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 36-të nesër, në orën 11:00, për të konstituuar Kuvendin.
Tentimi i mëparshëm për formimin e Kuvendit dështoi, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.
Në vazhdimet e deritashme të seancës konstituive, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili është i nevojshëm për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ftuar partitë politike që nuk kanë propozuar ende deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor, përkatësisht PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-NISMA, që ta bëjnë këtë.
Megjithatë, asnjë propozim nuk ka ardhur nga këto subjekte.
Në vazhdimet e kaluara të seancës, për përbërjen e komisionit kanë votuar 51 deputetë, një ka votuar kundër dhe nuk ka pasur abstenime.
The post Nesër tentimi i 36-të! appeared first on GazetaBlic.