Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart

admin, June 22, 2025

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer iu deshën një javë e plotë për të bindur presidentin amerikan Donald Trump të godiste objektet bërthamore të Iranit.

“Katër ditë më parë, pati një telefonatë midis Netanyahut dhe presidentit amerikan, gjatë së cilës Trump tha: ‘Kam vendosur të nis një sulm’”, tha një zyrtar izraelit për The Jerusalem Post.

Që kur Izraeli filloi të sulmonte objektet bërthamore dhe objektiva të tjera brenda Iranit rreth një javë e gjysmë më parë, Netanyahu dhe presidenti amerikan kanë folur pothuajse çdo ditë.

Sipas burimeve izraelite dhe amerikane që folën për The Post, Trump dhe zyrtarët e lartë amerikanë u impresionuan nga suksesi i Izraelit, transmeton Telegrafi.

“Pa arritjet e Izraelit dhe rezultatet e operacionit të tij, presidenti aqmerikan nuk do ta kishte konsideruar kurrë bashkimin me sulmin”, thanë burimet.

Fillimisht, Trump planifikoi vetëm të bombardonte objektin e pasurimit në Fordow.

Megjithatë, një zyrtar izraelit i tha The Jerusalem Post se Netanyahu dhe Dermer arritën ta bindnin atë që të shënjestronte edhe objektin e Isfahanit dhe vendin e pasurimit në Natanz – të dyja të cilat Izraeli i kishte sulmuar tashmë javën e kaluar – “Për të përfunduar punën”.

“Amerikanët goditën vende brenda këtyre vendeve që Izraeli kishte vështirësi t’i arrinte”, tha burimi izraelit.

“SHBA-të goditën një zonë në Isfahan të fshehur në shpatin e malit, ku iranianët kishin ruajtur uranium të pasuruar dhe infrastrukturë tjetër të lidhur me armët bërthamore”, shtoi burimi

Të enjten, përveç telefonatës midis Netanyahut dhe Trump, u zhvillua një telefonatë e veçantë midis Zëvendëspresidentit JD Vance, Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe zyrtarëve të tjerë të lartë – me Netanyahun, Dermerin, Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), Eyal Zamir.

Gjatë telefonatës, e mbajtur pas vendimit të SHBA-së për të sulmuar, amerikanët bënë “disa kërkesa operacionale” nga Izraeli. Një burim izraelit i tha Jerusalem Post: “Pati bashkëpunim të plotë midis Izraelit dhe SHBA-së në lidhje me sulmin amerikan. Është e vërtetë që ata e kryen atë – por Izraeli ofroi inteligjencë dhe kontribuoi në suksesin e tij”.

Të shtunën në mbrëmje, Netanyahu thirri një konsultim sigurie me disa ministra, duke i informuar ata se presidenti amerikan pritej të sulmonte vendet bërthamore të Iranit. Takimi zgjati disa orë derisa filloi operacioni i SHBA-së.

Në një mbledhje të kabinetit të nesërmen, Dermer ndau: “Kur u takova me lryeministrin në korrik 2000, e pyeta se cili ishte qëllimi i tij. Ai më tha: të eliminonte programin bërthamor – dhe tani, po ndodh”.

Në ditët para operacionit, si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja përdorën taktika mashtrimi për të krijuar përshtypjen e një mosmarrëveshjeje të thellë midis dy kombeve nëse SHBA-të, do të merrnin pjesë në sulm.

Një burim izraelit konfirmoi për The Jerusalem Post se u ndërmorën veprime shpërqendruese: “Edhe nëse iranianët do ta dinin se sulmi do të vinte, nuk kishte asgjë që mund të bënin për ta ndaluar atë”.

Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tzachi Hanegbi, i tha Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knessetit të dielën: “Ne e dinim për sulmin – nuk ishte një surprizë”.

Sipas zyrtarëve izraelitë, pjesa më e madhe e programit bërthamor të Iranit është shkatërruar ose është dëmtuar rëndë. Megjithatë, “disa vende dytësore mbeten”, të cilat vazhdojnë të konsiderohen objektiva. Hanegbi i tha komitetit se “Izraeli është në rrugën e duhur për të arritur 100% të listës së objektivave”.

Pas sulmit amerikan, Izraeli tani po e zhvendos fokusin e tij në shkatërrimin e programit të raketave balistike të Iranit. Hanegbi pranoi para anëtarëve të komitetit se “iranianët ende po prodhojnë raketa. Ndërsa disa vende prodhimi janë shkatërruar, ato kanë një aftësi të shpejtë rikuperimi”.

“Netanyahu dhe ,inistri Dermer punuan pa u lodhur, folën me të gjithë dhe në fund arritën të bindnin administratën të përfshihej”, tha një zyrtar i lartë izraelit për gazetën Post.

“Edhe pse Trump, sigurisht, mori vendimin bazuar në interesat amerikane, ata arritën t’i tregonin atij se goditja e objekteve bërthamore të Iranit ishte pikërisht në përputhje me ato interesa. Trump deklaroi se Irani nuk do të kishte një armë bërthamore – dhe së bashku me Izraelin, ai bëri një hap të madh drejt realizimit të kësaj”. Shtoi zyrtari.

The post ‘Përfundojeni punën’, si e bindi Netanyahu, Trumpin të godasë centralet bërthamore të Iranit? appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes