Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Para dhe pas, publikohen imazhet satelitore të pasojave të sulmit në Fordow – gjashtë kratere të dukshme

admin, June 22, 2025

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të ShBA-së ndaj vendeve bërthamore të Iranit.

Rama, regjimin iranian e cilësoi jo thjesht si një shtet tjetër me ambicie bërthamore apo diktatoriale, por si një teokraci unike, e rrezikshme dhe e pajisur me retorikë apokaliptike.

“Nuk kemi të bëjmë me një shtet bërthamor si gjithë të tjerët. As me një diktaturë që synon armët bërthamore. Bëhet fjalë për një teokraci – e armatosur me një gjuhë që predikon shkatërrimin, e mbrujtur prej dekadash me propagandë që e shpall botën e lirë si ‘satanike’ dhe që kërkon hapur zhdukjen e saj”, tha Rama.

Tutje, ai theksoi se regjimi në Teheran, po bën një devijim të rrallë në historinë e shteteve të armatosura bërthamore, duke theksuar se nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, pavarësisht sistemit politik që ka.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë shqiptare theksoi qëndrimin e Shqipërisë si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi ateist brutal dhe që sot është krenarisht pjesë e botës së lirë, si dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqipëria qëndron plotësisht në krah të përpjekjeve të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore,” deklaroi ai.

Ndryshe, në një operacion të koduar “Çekani i Mesnatës“, Shtetet e Bashkuara sulmuan zonat bërthamore të Iranit.

The post Rama: Shqipëria në krah të presidentit Trump për të parandaluar Teheranin të zotërojë armë bërthamore appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes
Close