Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së

admin, June 22, 2025

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për situatën politike në vend të moskonstituimit të Kuvendit për muaj me radhë.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani mund të dërgojë pyetje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, se a është shkelur Kushtetuta derisa ende nuk u formua Kuvendi.

“E kam cekur se ne duhet t’i shtjerrim mjetet politike dhe juridike të brendshme. Mjetet politike, një autoritet që ka vadilitet dhe është një autoritet kushtetues është presidenti. Presidentja ka detyrë kushtetuese, ligjore, kombëtare dhe njerëzore që t’i kontaktojë partitë politike dhe ta krijojë institucionin bazik të vendit tonë”.

“Kur të iu shterren mjetet politike, është vullneti politik i subjekteve nëse ato merren vesh dhe ajo bëhet me kompromis atëherë nuk ka nevojë që të kalohet në mjetet juridike”.

“Presidentja e ka në funksion të saj një mjet juridik nga neni 113, pika 3 dhe pika 5, në të cilin ka mundësi të bëjë një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese duke e pyetur se gjatë këtyre procedurave a është shkelur Kushtetuta derisa nuk themelohet parlamenti”, ka thënë Kryeziu.

The post Kryeziu tregon se kur duhet presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për moskonstituimin e Kuvendit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes
Close